Ministri i Turizmit i Izraelit do të vijë për vizitë dyditore në Kosovë, do të nënshkruhet një marrëveshje

                              Ministri i Turizmit i Izraelit, Haim Katz, do të vijë për një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të qeverisë së vendit, shkruan Reporteri.net.Ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe me ministrin e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe atë të Jashtme, Donika Gërvalla.Siç shkruan i24news, Katz do të bëhet ministri i parë i lartë izraelit që do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovë. “Iniciativa kryesore në bazë të vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje turistike dhe forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Izraelit.“Ministri i Turizmit Haim Katz do të ofrojë ndihmë izraelite për zhvillimin ekonomik dhe turistik që Kosova kërkon të promovojë”, thuhet tutje.Nga Qeveria e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion. Kosova u bë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi një ambasadë në Jerusalem në vitin 2021.Qershorin e kaluar, ajo  miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. /Reporteri.net/