Ministria e Financave merr vendim, qendrës “Orenda” në Pejë i hiqet licenca 

                          Shtëpisë për kujdesin e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, i është hequr licenca, pas pamjeve të publikuara ku ish-infermierja Aurona Pelaj ushtroi dhunë mbi një nga të moshuarat.Kështu kanë informuar nga Ministria e Financave, përmes një komunikate për media, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit”, thuhet në njoftim.Sipas këtij vendimi, qendrës “Orenda” i është dhënë kohë deri më datë 7 nëntor që ta dorëzojë licencën dhe ta mbyllë aktivitetin e saj.Të njëjtit janë obliguar që brenda 24 orëve t’i njoftojnë edhe familjarët e të moshuarve qëjetojnë aty lidhur me këtë vendim. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

Revokohet licenca e subjekit “Orenda”

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.