Ministria e Shëndetësisë fillon lansimin e certifikatave elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

0

Qytetarët e Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit, njofton Shqip.com. Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për ta shkarkuar certifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën e ngjashme sikurse të caktimit të terminit për vaksinë kundër Coronavirusit, duke u qasur në llogarinë e Kosova.“Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në e Kosova, klikojnë tek rubrika ‘Pasaporta elektronike e Vaksinimit’ ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni ‘Shkarko’, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën”, thuhet ndër tjerash nga MSH. Po ashtu, MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që most ë bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale nga operatorët dhe individët e ndryshëm të paautorizuar pasi që ato nuk janë të vlefshme. “Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *