Ministria e Shëndetësisë konfirmon ardhjen në Kosovë të donacionit me mbi 100 mijë vaksina Pfizer

0

Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar ardhjen në Kosovë të një donacioni prek 100 mijë e 620 vaksina Ffizer. Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se sot kanë arritur 100, 620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX, shkruan Reporteri.net.“Që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza që morëm dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit”, thuhet në njoftim.Sipas MSH-së, vaksinimi është mjeti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19.“100, 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë”, vazjdon tutje njoftimi i ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *