Miratohet Projektligji për Qeverinë
Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Qeverinë.Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “deri tash ne kishim qeveri, por asnjëherë ligj për veten. Pra kishim qeveri që sponsorizon projektligje, por asnjëherë s’e kishte një të tillë”.Është miratuar edhe projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. “Rëndësia e këtij projektligji është evidente. Projektligji pasohet nga opinionin e komisionit të Venecias”, ka deklaruar Kurti.Kurti ka thënë se marrë parasysh që projektligji qe një kohë të gjatë nuk është miratuar në Kuvend është mbajtur një tryezë për këtë çështje e është arritur paraprakisht konsensusi politik. Sipas tij, në projektligj janë përfshirë komentet e bëra