Qeveria miraton Projektligjin për byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

0

                Qeveria ka miratuar Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.Kryeministri Kurti ka deklaruar se qeveria e tij ka objektiv luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Haxhiu ka thënë se nëse byroja vëren se një zyrtar ka pasuri qe s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon gjykatës konfiskimin e saj. Sipas Haxhiut, Byroja do të jetë institucion i pavarur dhe do i japë llogari Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *