Miratohet projektligji për shtetësinë, premtohet lehtësira për diasporën.

Qeveria e Kosovës miratoi pa kundërshtim Projektligjin e ri për Shtetësinë, që sipas Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, synon të lehtësojë rikthimin e shtetësisë për diasporën.
Ligji synon t’i afrojë praktikat e Kosovës me standardet ndërkombëtare dhe t’u mundësojë qytetarëve që kishin hequr shtetësinë për arsye të kufizimeve në vendet e tyre, rikthimin e saj në mënyrë më të thjeshtë.