Miratohet unanimisht pika për riparcelizimin e hapësirave në Parkun e biznesit   

                                           Në vazhdimin e pjesës së dytë të seancës së Kuvendit pika rreth riparcelimit të Parkut të biznesit në Prizren, u votua unanimisht u votua. Me këtë rast kuvendarja Dafina Alishani ua rikujtoi disa ish kuvendarëve se në vitin që shkoi ata nuk e patën votua, Por, na tha si nëse kanë nevojë ne do të jemi të hapur ta ndihmojmë këtë proces tha ajo. Pas kësaj edhe unanimisht kjo pikë u votua. Edhe pika e gjashte për reklamat dhe vitrinat në qendrën historike u miratuara pas disa vërejtjeve që u thanë dhe me shumicë votash kaloi. Kurse pika lidhur për tatimin mbi pronat fillimisht njoftoi Drejtoi Sulltan Badallaj edhe kjo pikë u votua unanimisht. Kurse propozimi për pronën e varrezave në Landovicë, kaloi me votim unanim dhe për Lubinjën e epërme që mos të bllokohet uji i pijes kaloi unanimisht. Kurse shefi i zyrës së burimeve njerëzore Isa Gashi,raportoi lidhur punën dhe angazhimin e kësaj zyre .Pastaj edhe iu përgjigj disa nga pyetjet që iu parashtruan. E po kështu u diskutuan edhe pika që lidhen me intervenimet dhe punët e kryera ne rrugën për në ‘’Pasha Qeshme’’./qendrapress.com/