Mirena: Burimet thonë se Kushtetuesja e rrëzon Osmanin, Ramushi provon të bëhet president

Gazetari Ilir Mirena ka thënë se “burimet e mirëinformuara” ka treguar që Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të ish-deputetit Veton Berisha dhe kësisoj do ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga presidenca. Mirena ka shtuar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të provojë të bëhet president përsëri.

Ky është statusi i plotë i tij:

Pak konspiracion:

Ramush Haradinajt iu kane kthy shpresat se mund t’bahet President i Kosoves.Burime te mireinformuara tregojne qe Gjykata Kushtetuese vendos ne favor te ish deputetit Veton Berisha, e kjo mund ta rrezoje Vjosa Osmanin. Pastaj, Ramushi provon te behet president. Nese ia del, AAK futet ne Qeverine Kurti. E shmoklanit Kurti i duhet nje krah i luftes qe ta zbatojne Zajednicen. Ramushi eshte karta e arte per k’so situata delikate.

Si dikur me Demarkacionin.

Harrohen krejt t’shamet ma t’ulta ndaj njani tjetrit dhe bashkejetojne te lumtur deri ne krizen e radhes.Ka plot shenja qe qojne ne kete drejtim, afrimi i Kurtit me Ramushin dhe kili mili tjera te politikes kosovare…Veç me Prindonin s’dihet çka bahet!…