Mirena: Mos rreni! Xheladini e Balaj nuk ranë dëshmorë për liri, janë viktima tragjike të Albin Kurtit
Analisti Ilir Mirena ka thënë se ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë viktima tragjike të protestës së kryetarit të VV-së, Albin Kurti.Ai këtë e ka deklaruar në ‘Facebook’-un e tij, duke i cilësuar si gënjeshtra pretendimet e VV-së se Xheladini dhe Balaj ranë dëshmorë për liri më 2007-ën, shkruan Demokracia.com.“Mos rreni, mos manipuloni! Arben Xheladini e Mon Balaj nuk kane ra deshmore per liri me 2007’ten”, ka shkruar ai.Thjesht, jane viktima tragjike te protestes se organizuar nga Albin Kurti dhe Vetevendosje…”, përfundon Mirena.Lëvizja Vetëvendosje në njoftimin e përkujtimit të ish-aktivistëve të tyre i ka quajtur dëshmorë të kombit