Mirënjohje për kryetarin SBASHK-ut në Prizren, Reshit Kushaj,një mësimdhënës dhe punëtor i përkushtuar i arsimit.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka ndarë mirënjohje për kryetarin e SBASHK-ut në këtë qytet, Reshit Kushaj.Mirënjohja është ndarë në Ditën e Mësuesit.“Prof.Reshit së bashku me shumë mësues shtruan rrugën e dijes, nëpër të cilën ne sot ecim me krenari, por edhe me detyrimin që misionin e tyre ta çojmë gjithmonë e më shumë përpara”, tha ajo.Prof. Kushaj një jetë të tërë ia ka përkushtuar arsimimit të brezave . Kjo mirënjohje është më se meritore , dhe padyshim motivim për brezat që vijnë./www.Qendrapress.com/