Mjerë kombi për disa infantilë që ia kalojnë vetë shpifjeve të Serbisë- Shkruan; Lim Duraj, veteran i UÇK-së ,Zona e Pashtrikut
Sa keq është kur njeriu detyrohet të hap disa portale që në vete pos fyerjeve e sharjeve nuk shkruajnë asgjë reale. Por, ajo e keqe për të qene edhe më e rëndë është fakti se disa shqiptarë e që e qajnë veten edhe gazetarë apo më shumë se kaq siq është rasti i Idriz Zeqiraj i cili për fat të keq me nje lloj infantilizmi po ia kalon edhe shpifjeve më monstruoze serbe ,kur janë në pyetje çlirimtarët, ata që i dhanë lirinë këtij vendi. Kur e lexojë këto çmenduria e kujtojmë vetëm një ditë më parë disa shkrime ndërkombëtare ku Kongresistë amerikan flasin në piedestal për figurën e ish presidentit Hashim Thaçi. Ata e krahasojnë edhe me figurat më emblematike të SHBA ve si çlirimtarë, E ku ne jemi si komb , kjo na detyron të pyesim…..???? Unë si veteranë lufte, besoni me vje keq se kush e keqpërdorë kaq ultë lirinë e Kosovës, Kjo mund të shihet në shkrimin si ‘’Roli i Hashim Thaҫit në krye të ‘shtabistëve të Rognerit’, veprat kriminale që u mbështeten nga Qosja dhe Demaҫi,..’’ .Duke lexuar këto shpifje nuk mbetet asgjë pos një gërdie që ta paditurit e bëjnë për lirinë e Kosovës, por un them se dielli do të lind përsëri, kurse ata që fyejnë tokën e tyre, çlirimtarët e vete kanë një emër që e dimë të gjithë, kurse ata padyshim se historia do ti gjykojë herët a vonë.
“