Modestia është virtyti më i lartë i njeriut! –Shkruan;Çerkin BYTYÇI, shkrimtar.

                       Shoku im i mirë Zehadin Gashi, në një postim në fb e tij, përmendi dy momentet më të rëndësishme të jetës së tij:

– Fillimin e studimeve dhe

– Diplomimin në Fakultetin (e Farmacisë në Sarajevë), duke i ilustruar me dy fotografitë e rinisë.

Por, shoku im modest, nuk e tha edhe momentin e tretë të rëndësishëm jo vetëm për te dhe familjen, por edhe për ne shokët e miqt e tij: arritja e titullit akademik Doktor i shkencave të farmacisë ku, me rastin e mbrojtjes së Disertacionit (më 25.11.2005, të cilin e ruaj me kënaqësi në bibliotekën time) para komisionit të përbërë nga personalitet e shquara të shkencës në Tiranë: Prof. dr. Besnik Jucja, Prof. dr. Gjergji Minga, Prof. dr. Zef Sima, Prof. dr. Profit Canaj e Dr. Vilma Papajani, dhe mentor Prof. dr. Sezai Braho, na bëri krenarë të gjithëve që ishim të pranishëm.

Shëndet dhe suksese të mëtejshme Dr. Zijo në rrugëtimin e pandalshëm në arsimimin e kuadrove të reja për shëndetësinë, të shtosh edhe mëtej numrin e mëse 30 botimeve shkencore dhe mësimore dhe shpirti yt prej humanisti dhe bëmirësi, të jet gjithnjë i fort për të mirën e njerëzve!/www.QendraPress.com/