Molliqaj nuk ia pranon kërkimfaljen Muratit: Pendimi i vërtetë është dorëheqja

                             Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se i vetmi pendim i ministrit Hekuran Murati, është dorëheqja nga posti.Molliqaj këtë e ka thënë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se pavarësisht kësaj, protesta vazhdon.“Pendimi i vërtetë është dorëheqja. Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet”, ka thënë Molliqaj.