MOS LEJONI QË ÇFARËDO LLOJ PROBLEMI TË BËHET VËRTETË PROBLEM PËR JU

0

      Çrregullimet psikologjike mund të janë pasojë e shumë faktorëve duke filluar nga ata gjenetik e deri te ata rrethanorë.

Jo rrallë çrregullimet psikologjike mund të janë pasojë e ndonjë situate shqetësuese që për individin është problem, përfshirë çfarëdo lloj natyre të problemit.

Problemi sado i vogël të jetë, nëse nuk arrihet të zgjidhet në formën e drejtë mund të bëhet problem i madh për njeriun.

Zaten, gjithçka fillon nga e vogla!

Në shoqërinë tonë ekziston prirja, apo edhe rrethanat e mundësitë imponojnë që problemet të menaxhohen ose me vetpërpjekje të individit ose të drejtohen te familjarët, e shumë pak herë te profesionistët e fushës psikologjike, që për shumë probleme janë ndihma më e përshtatshme.

Nuk është aspak e gabueshme që shqetësimet tona që paraqesin problem për neve ta ndajmë me familjarë, miqësi, shoqe, shok që beson se mund të ndihmon, është lloj ndihmese, sepse sado i madh të jetë problemi poqëse ndahet ai do të zvogëlohet.

Por, janë disa probleme të atilla që familja e shoqëria krejt pa dashje, duke besuar se po e ndihmojnë personin për ta nxjerrë nga shqetësimi, për ti ndihmuar në zgjidhje të situatës problemore, për ti ndihmuar ta tejkaloj apo ndryshoj, ata në të kundërtën veçse ndihmojnë zhvillimin e problemit.

Andaj, konsultimi me profesionist të fushës sikurse janë psikologët do të ishte zgjedhja më e përshtatshme për ndihmë në situata të tilla.

Arsyeja se pse them se familjarët nuk janë të duhurit të ndihmojnë në shumë raste, është sepse janë vet faktorët psikologjik ata të cilët mund ta pengojnë ndihmën e zgjidhjen e problemit drejtë, dmth gjykimet cilat ata mund ti bëjnë janë natyrshëm të kombinuara, ndikuara nga afrimiteti familjarë, subjektiviteti, aspekti ndjeshmërisë, etj, çka do të thotë se problemi apo situata mund të mos gjykohet drejtë, e që për pasojë përveçse nuk do të ndihmojnë ata do ta komplikojnë më shumë.

Ndërkaq, profesionisti është ai që njeh vetëm situatën e drejtë në të cilën ndodhet individi dhe gjykimet e tyre janë ndihmë për zgjidhjen e drejtë të atij problemi, pa u ndikuar nga rrethanat, pa qenë “njëanës” .

Poçëse drejtoheni te psikologu, ai fillimisht do ta vlerësoj aspektin psikologjik të individit të përfshirë në problem.

Ai njeh gjendjen e individit pavarësisht se në cilin stad gjendet individi i shqetësuar, frustruar dmth ai ka përgatitjen profesionale ta njoh ndikimin e ndryshimeve përgjatë vijëmsisë së situatës në të cilën gjendet.

Njeh deri ku ai lloj problemi mund ta destabilizoj shëndetin psikologjik, çka është normale për njeriun normal e çka jo, si dhe ndikimet e rrethanave që mund ta zmadhojnë problemin.

Mos lejoni që çfarëdo lloj problemi, të bëhet vërtetë problem për ju!

Lule Alidema, psikologe klinike

17.01.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *