Mot i vranët dhe me shi sot, ulen temperaturat

0

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu më intensive do të mbajë gjatë së enjtes në Kosovë, njofton Insajderi.com.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 dhe 14 gradë Celsius.“Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *