Moti për ditët e ardhshme, pritet ulje e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu  

                          Ulje e temperaturave dhe të reshura shiu ditëve të ardhshme. Në fundjavë priten reshje më të dendura shiu, lokalisht mundësi për përmbytje.

Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohet mundësia që lokalisht mund të vije deri tek përmbytjet.Edhe ditën e hënë mbetet mot jostabil, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në fundjavë.Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Nën kushte të motit me më shumë vransira dhe më të freskët, edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të jenë më shumë në vlera të pranueshme.Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, do të jetë mesatarë. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës.

11.08 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu.

12.08 – Ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

13.08 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Paradite reshjet shoqërohen edhe me bubullima. Reshjet vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.

14.08 – Freskët, kryesisht vranët, me të reshura shiu që vazhdojnë që nga orët e mëngjesit.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE