Musliu: Nëse ka femicid, kërkoj mbrojtje nga shteti – dikush mund të më vrasë vetëm pse jam grua
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit është përplasur me deputeten e VV-së, Arjeta Fejza e më pas edhe me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Përplasja ka nisur pas fjalimit të deputetes së VV-së, Arjeta Fejza e cila foli për dhunën ndaj gruas dhe femicidin.Musliu reagoi duke kërkuar që të ketë kujdes me terminologjinë që përdoret dhe të mos identifikohet shoqëria kosovare si shoqëri femicide, shkruan Reporteri.net. Reagoi edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se dhunuesit e kriminelët inkurajohen kur dëgjojnë fjalë të tilla nga një deputete, në këtë rast Ganimete Musliu.Në anën tjetër, Musliu tha se Albulena Haxhiu duhet të japë dorëheqje, dhe se deklarimet e saj janë të papranueshme.Deputetja e PDK-së madje tha se nëse qenka kështu situata, atëherë ajo që sot kërkon ndihmë nga shteti sepse dikush mund ta vrasë në rrugë vetëm pse është grua.“Unë që sot kërkoj nga shteti të më ofrojë ndihmë dhe petku i deputetes nuk më ofron mua ndihmë. Unë kërkoj nga të gjithë që janë përgjegjës që sot të ma garantojë që dikush mua mund të më vrasë në sheshin e Prishtinës, vetëm pse jam grua”, shtoi ajo.