Na iku edhe veterani i karikaturës në Kosovë, Ramadan Zaplluzha, i njohur me emrin e tij artistik Therrë Murrizi. – Shkruan ;Berat Batiu

0

           Lajmi i ndarjes nga jeta e veteranit të arsimit  dhe veteranit të karikaturës në Kosovë, Ramadan Zaplluzha, na pikëlloi të gjithëve. Gjenerata të shumta janë rritur e edukuar nga ky erudit, por edhe më të shumtë janë ata që i kanë parë e lexuar karikaturat e tij.

Ramadani karikaturat e para filloi t’i botojë në gazetën ‘’Zani i Rinis’’ e më pas edhe në mbi 80 gazeta të tjera, brenda dhe jashtë vendit. Emrin artistik ‘’Therrë Murrizi’’ filloi ta vinte në punime e tij viti 1960. Stripin e kultivoi me pasion të madh, duke na lënë mbi 50 tituj në zhanrin e stripit.

Ramadan Zaplluzha u lind më 28 prill 1938 në Prizren. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, kurse Normalen më 1957 në Prishtinë. Pas mbarimit të Normales u kthye për të kontribuar në arsimin shqip, fillimisht në Rahovec, pastaj në Malishevë dhe në Prizren. Fushëveprimtaria e artistit dhe pedagogut Zaplluzha është e madhe, mbi 60 vjet krijimtari në vizatim, karikaturë dhe strip. Edhe pse nuk kishte kryer asnjë shkollë të artit pamor, asnjë kurs, Ramadani kishte talent të lindur…

Tematikat e artit të tij të veçantë janë të mbledhura në tre vëllime në katalogë “S’më ha palla për kopalla” (1997), “Vizga me thepe“ dhe “Vizga me thepe 2” (2003).

Ka ilustruar edhe shumë tregime e libra për fëmijë dhe të rritur. Stripet më të famshëm të tij janë: ‘’Arbëri nuk vdes kurrë’’, ’’Trimi i Skënderbeut’’, ’’Vëzhgimi‘’, ’’Arrestimi’’, ’’Operacioni’’etj.

Ishte njeri nga themeluesit e revistës “Fidani” dhe anëtarë i redaksisë për 15 vite sa u botua kjo revistë.

Therrë Murrizi pati mbi gjashtë ekspozita personale dhe shumë kolektive, brenda dhe jashtë Kosovës, duke na ofruar mbi 3000 punime grafike dhe një thesar me novela të ilustruara, si ‘’Borëbardha, ’’Betmeni’’, ’’Spiderman’’, ’’Hirushja’’ etj.

Pas 60 vjet krijimtarie në fushën e karikaturës e të stripit, mund të shohim vizatimet dhe grafikat e tij janë me kostume të viseve  të ndryshme të Kosovës, gjithmonë duke e shoqëruar shkopi në dorë dhe qëndrimi në profil i trupit të personazheve, me një stil të butë, të thjeshtë dhe komik.

Ramadan Zaplluzha u lind më 28 prill 1938 në Prizren. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje kurse Normalen më 1957 në Prishtinë. Pas mbarimit të Normales u kthye për të kontribuar në arsimin shqip, fillimisht në Rahovec, pastaj në Malishevë dhe në Prizren. Fushëveprimtaria e artistit dhe pedagogut Zaplluzha është e madhe, mbi 60 vjet krijimtari në vizatim, karikaturë dhe strip. Edhe pse nuk kishte kryer asnjë shkollë të artit pamor, asnjë kurs, Ramadani kishte talent të lindur../qendrapress.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *