Tri të përbashkëta djallëzore e atyre që mundohen t’i baltosin vlerat e UÇK-së!- Shkruan:Zafir Berisha, zv ministër i MPB të Kosovës

0

Lufta e armatosur çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998-1999 tashmë njihet si një nga luftrat më të suksesëshme guerile  nē historin me të re betotërore.

Realizimi i qëllimit të kësaj lufte, përmes metodave dhe mjeteve që ka përdoruar me mjeshtëri UÇK-së në taktikat e saj për liri, jo që i kanë pëlqyer të gjithëve edhe në botën “demokratike” dhe mos të flasim për botën sllave dhe argatët e tyre në Kosovë!

1-Shumë vende nëpër botë, disa edhe në kontinentin e Evropës kanë probleme të brendëshme me shkeljen e të drejtave elementare të popujve (pakicave kombëtare), prandaj me vetëdije përfaqsuesit e tyre politik e institucional janë rreshtuar kundër suksesit të luftës së UÇK-së, e cila herët apo vonë ka me u marrur si model i suksesēshëm historik i luftës për liri.

Nga droja e këtij fakti të pakonteshtueshëm historik të UÇK-së, disa vende janë bërë pjesë e betejës poltike e diplomatike që përmes gjykatës së Hagës të njëllosin vlerat çlirimtare të UÇK-së, me iden për ta parandaluar modelin e suksesëshëm të kësaj lufte në vendet e tyre!

2-Serbia duke ditur se është fajtore për gjenocidin në Kosovë, me ndihmën e Rusis,  duke përdorur një senator zvicerran (Dick Marty) dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës arriti të miratoj një “Rezolutë” në Këshillin e Evropës, me fakte e dosje të fabrikuara nga shërbimet sekrete serbe dhe argatët e tyre në Kosovë për ta njëllosur luftën e UÇK-sē dhe bartësve të saj!

Idea e Serbis dhe mbështetësve të saj është që mundësishtë ta kriminalizoj luftën çlirimtare të UÇK-së, dhe ta barazoj me luftën gjenocidale që ka bërë vetë në Kosovë, për me mujtë pastaj me përfituar diçka nga humbja dhe goditja e madhe që ka marrur nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

3-Albin Kurti dhe sekti i tij politik, për arsye të apetiteve të tepruar për pushtet, duke i kamufluar edhe agjendat e dyshimta të atyre që janë nën ombrellën e tyre, po zhvillojn nje fushatë të poshtër

kundër vlerave të luftës çlirimtare, duke u “arsyetuar” se po i luftojn individët që sipas logjikës së tyre të sëmurë nuk përfaqësojn UÇK-së, pa çka se ata e kanë udhëhequr këtë ushtri në luftën për liri.

LVV dhe ata që ju është bërë lavazh trurit, nuk janë edhe tepër naiv sa të mos tē dijn ta ndajn “individin” e luftës dhe të politikës, mirpo dallimin nuk e bëjn më qëllim për arsye të manipulimit me “masat” duke sulmuar “individin” e politikës me origjin nga UÇK-së, pa bërë ndarje, që të sulmojnë përmes kësaj edhe lavdinë dhe misionin e luftës për liri, duke u munduar t’i plotësojnë ëndërrat për pushtet dhe detyrat e patronëve dhe financuesve të tyre!

Cila na qenka e përbashkëta e boshtit kundër vlerave të UÇK-së?

HISTORIA, PËRFITIMI NGA POLITIKA DITORE DHE AMBICJA E SËMURË PËR PUSHTET!

Viktima të misionit nga mbetjet serbe në Kosovë fatkeqësisht ranë edhe disa pseudointelektualë dhe shumë qytetarë, të cilët nuk ishin dhe nuk janë në gjendje edhe sot të dallojnë të bardhën nga e zeza, siç vazhdoin të mos e dallojnë çka është lajmi i fabrikuar për qëllime të caktuara!

Shumë media, disa edhe të rreme, që menaxhohen nga shërbimi sekret i Serbisë si dhe shumë faqe e emëra në rrjetet sociale në mënyrë të orkestruar nga një “qendër”, kanë arrritur që shoqrinë tonë ta fusin në një krizë të thellë morale, duke etiketuar çdo gjë që është vlerë në Kosovë. Kjo solli që qytetarët të humbin besimin te njëri-thetri si dhe në institucionet e vendit.

Urrejtja e krijuar tek një pjesë e qytetarëve ndaj luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së me një anë dhe partive dhe eksponentëve partiak në anën tjetër, ishte dhe mbetet misioni i mbetjeve serbo-sllave në Kosovë, të cilët çdo ditë vijojnë ta infektojnë qytetarin!

Fatkeqësia qëndron edhe në atë, se në vallen e mbetjeve sllavo-komuniste janë rreshtuar pa vetëdije edhe një numër i njerëzve të cilëve ju është  “shpërlar truri” dhe po i shërbejnë djallit në emër të gjoja “kontributit” që po e japin për Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *