Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla.

E ndjera ishte pjesë e RTK që nga themelimi në vitin 1999 dhe u angazhua si gazetare në Redaksinë informative. Gjithashtu, njihet si autore e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin me përkushtim e udhëhoqi për më shumë se dy dekada.
RTK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nobërdali-Qyqalla, si dhe gjithë kolegëve dhe miqve të të ndjerës.
Varrim i saj bëhet nesër (e enjte) në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë.