Ndaj sulmit fizik të infermierëve në Prizren,reagon kryeministri Hoti

0

Një përleshje fizike ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:10 në Urgjencën  e Prizrenit, ku tre persona kanë sulmuar stafin mjekësor, me ç’rast lëndime kanë pësuar personat nga stafi mjekësor dhe sulmuesit. Policia e Kosovës në raportin për 24 orët e fundit njofton se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe katër personave personel mjekësor.“Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj rastit ku familjarët e pacientëve kanë sulmuar fizikisht infermierët në Urgjencwn  e Prizrenit. Hoti ka shkruar në Facebook se ky është një gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Statusi i tij i plotë:

Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar.

Mjekët, infermierët dhe tërë personeli mjekësor e mbështetës, gjatë këtyre muajve sa po përballemi me pandeminë Covid-19, kanë dëshmuar përkushtim të lartë që duhet vlerësuar, e jo sulmuar. Sulmet ndaj heronjve të kohës janë të turpshme dhe të pa pranueshme.

E dënoj këtë sulm dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, e cila rrezikon integritetin fizik të personelit mjekësor. I ftoj organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantelbardhëve, ndërsa organet e drejtësisë që ta kryejnë detyrën e tyre shpejt./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *