Ndërhyrja e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut’’dardhë me bisht’’-Shkruan:Liridon LUSHAJ

                Ndërhyrja e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut . tashmë  filloi të duket dhe të i ngjajë  asaj thënies së vjetër e të urtë shqiptare ‘’dardha ka bishtin pas’’.Sepse përkrahja e disa personave që janë si kërcellit  ata dinë të vallëzojnë edhe valle  shejtanit. Prandaj ajo përkrahje me ase pa dashje ma shumë  po i ngjanë  një tragjedie,bile më keq një lloj tradhti kombëtare!
Receta e Kurtit në Maqedoni të Veriut është recetë siq  jemi duke e pa  sikurse receta e , Vuçiqit, Kremlinit dhe Putinit!
Partitë shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues i kanë kushtëzuar me ridefinimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë. Aktualisht, gjuha shqipe në Kushtetutë njihet si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë.

Ndryshimet kushtetuese bëhen me dy të tretat e votave në Kuvend apo me 80 vota të deputetëve nga 120 sa numëron institucioni ligjvënës.

Shumica parlamentare përbëhet nga 63 deputetë dhe pa mbështetjen e opozitës nuk do të mund të miratohen ndryshimet, që janë të domosdoshme pasi parashihen në Marrëveshjen me Bullgarinë për bisedimet e integrimit evropian. E tani më atje përzierja e Albin Kurtit nisi të nxjerr kokë, po saktë atë kokën siç e njerrë nepërka. Prandaj edhe  e gjithë vala e shqiptarizmës në Maqedoninë  veriut po vije nga mish -mashi që e bëri Kurti./www.Qendra press.com/