Nderohen dëshmorët e betejës së Jeshkovë,njëra nga beteja më të lavdishme të UÇK-së
Sot, përkujtohet përvjetoi i 24, i betejës së lavdishme të 11 Marsit 1999 në Jeshkovë ku në atë betejë ranë djemtë më të mirë të Njësisë Speciale Brig. 125. Sot me 11.mars. bëhen 24 vite nga rënia heroike e trimave të lirisë në betejën e Jeshkovës, ku këtë datë fiullimisjt Komuna e Prizrenit bashkë më shoqatat e dala nga lufta e filluan me homazhe ne varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ku ishte nënëkryetari i komunës Kujtim Gashi, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta familjarë të dëshmorëve , ish pjesëmarrës të kësaj beteje dhe veteranë të UÇK-së. Pas homazheve u vunë kurora lulesh edhe tek lapidari i dëshmorëve në Jeshkovë, ku me këtë rast nënëkryetari i komunës Kujtim Gashi tha se sot jemi për të përkujtuar dëshmorët e Vërrinit ata që flijuan jetën që ne sot ta kemi këtë liri. Evokime rikujtuan nga këto beteja edhe ish komandanti i Vërrinit Zafir Berisha si dhe ish komandanti i brigadës 125 të ZOP Nehat Basha, ata rikujtuan ato ditë të lavdisë së kombit dhe mënyra se si ranë këta dëshmorë. Evokime për luftën e evokoi njëri nga pjesmërrësit e kësaj beteje Mehmet Morina. Kurse me respekt e dashuri rikujtojnë lavdinë e kësaj beteje vajza e komandantit të rënë në këtë beteje Hysen Rexhepi e bija Diellëza Rexhepi si dhe vëllai i dëshmorit Tahir Gashi revokoi kujtime i vëllai Sherif Gashi.
Në këtë betejë ranë për të mos vdekur kurrë e për t’u kujtuar brez pas brezi luftëtarët e lirisë: Hysen Rexhepi/ Bashkim Suka/Hajdar Shala/Hamit Sh.Thaçi/ Tahir H. Gashi/Feriz Susuri/ Besnik Kastrati/ Alajdin Xhezairi/ Ymredin Qengaj/ Skënder Latifi.
Po kështu u bënë homazhe edhe tek varrezat e Dëshmorëve në Jeshkovë /Rtv Besa/pëcjellë /www.qendrapress.com/