Ndërroi jetë Sokl Hadri, legjenda e futbollit prizrenas.

Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit prizrenas, Sokol Hadri, kanë bërë të ditur përmes njoftimeve mortore familjarë të tij.

Sokol Hadri, ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të Kosovës të kohës, dhe i përkiste brezit të artë të futbollistëve të Lirisë gjatë viteve të 70-ta dhe 80- ta të shekullit të kaluar.Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Ndersa namazi do të falet në Xhaminë e Dragodanit. Sokol Hadri ishte emblema e  futbolli në  Prizren dhe’’  Liria’’   ishte  emër i binjakëzuar  edhe me emrin e  Sokol Hadrit. Sokol Hadri gjatë do të mbahet  mend  në  Prizren dhe  Kosovë për kontributin që ka dhënë në  futboll./qendrapress.com/