Ndërron jetë një person në Korishë të Prizrenit, policia nis hetimet

                            Një person ka ndërruar jetë në fshatin Korishë të Prizrenit. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:45.Sipas raportit të policisë, thuhet se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një person është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet.