Në ‘’Arbanë’ 62 vjeqari bie nga kulmi dhe ndërron jetë.

Zëdhënësi I policisë Rajonale në Prizren, togeri Shaqir Bytyçi, njofton se13.07.2024, rreth orës 17:45, Policia e Kosovës ka pranuar informatë nga Qendra Emergjente se në lagjen ‘’Arbana’’ në Prizren ndodhej një person pa shenja jete. Sipas informacioneve fillestare dhe deklarimeve të dëshmitarëve, viktima, mashkull rreth 62 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kulmi i shtëpisë së tij, derisa ishte duke kryer punime. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, kanë siguruar vendin e ngjarjes, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë intervistuar dëshmitarët. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Në kuadër të hetimeve, një person i dyshuar në cilësinë e punëkryesit është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin është iniciuar hetim për veprën penale “Heqja apo mosvendosja e pajisjeve mbrojtëse”, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).njofton togeri Bytyçi./QendraPress/