Në Bashkësinë Islame janë therur 12 mijë e 174 kurbanë

                         12 mijë e 174 kurbanë i ka therur Bashkësia Islame e Kosovës për festën e Kurban Bajramit.Kjo u bë e ditur nga BIK-u.Ky institucion njofton se ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë.“Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij” – njofton Bashkësia Islame e Kosovës përcjell Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar afati i pranimeve për pagesë për therjen e kurbaneve në këtë institucion.

Këtë vit, në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës janë tubuar mbi 12174 kurbanë, e për të cilët në ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së.

Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij. https://player.vimeo.com/video/728333635?title=0&byline=0&portrait=0