Në çerek shekullin e lirisë fal, angazhimit të Komunës  së Prizrenit dhe veprimtarëve të Landovicës ngrihen varrezat e  martirëve .

                 Në çerek shekullin e lirisë fal,angazhimit të Komunës së Prizrenit dhe veprimtarëve të Landovicës,veçanërisht Arben Gashit, i biri i Heroit të  Kombit Ismet Gashi dhe disa veprimtarëve të  tjerë ,si ;Selim Morina,Faik Berisha, Artan Gashi, Alban Thaçi ngrihen varrezat e  Martirëve përball atyre të  Dëshmorëve në Landovicë. Kjo meritë e luftës  vije pak vonë pas një çerek shekulli.

Me  26 mars 1999, kur forcat barbare vranë  16 martirë  në këtë fshat dhe jo vetëm në këtë fshat .Andaj testamenti i përkujtimit ka në vete amanetin e madh të martirëve. Dhe  falënderimet shkojnë  për Komunën e Prizrenit dhe stafin aktual.

‘Këtu pushon amaneti i martirëve që është bazamenti i lirisë Landovica, u bë pjesë e legjendës para lufte, me bashkimin e një ideali, atë të çlirimit, Banorët landovicas nuk hezituan të bëhet legjendë e logjistikës së UÇK-së për gjithë Kosovën,sepse lirinë e donin të gjithë pa dallim. Misteri mijëvjeçar i amanetit të lirisë u bë dritë-shprese edhe për 16 martirët e Landovicës. Amaneti i tyre, është udhërrëfyes i veprimit tonë, të së tashmes, drejt shtigjeve të përparimit të vendit dhe kombit tonë. Lavdia e përbotshme për martirët e UÇK-së dhe gjakun e tyre si gurthemel i kësaj lirie.

 Lavdi.’’./www.QendraPress.com/