Në ditën Ndërkombëtare të poezisë me shkrimtarin;Rexhep Hoti

0

Pa të Bukurën!

————————-

Nëpër rruzull mbështillet vetmia,

Heshtja parakalon

në mesnatë,

me diell,

në çdo çast!

Poetët bënë moratorium me turp me muzën!

S’ka krijime!

Vetëm politika i lëshon po ato klithje si përherë,

Nëpër tremet kadife ajo përhumbët!

Pamja jote m’u mbulua me rrudha,

Si një qumësht i thartuar m’u shprish!

E bukura lëngon nga infektimi;

Asnjë fjalë nuk bie në letër,

Si një hekur i parrahur

Pena m’u ndryshk!

Medet!

Bota u mbyll!

Nëpër shtatin e shkronjave mugulloi rebelimi,

Si një vagabond i përdredhur në belin e vajzës

Nata mbulon me lëkurë të mugët gjithçka!

Shpirti po e humb të bukurën,

Si piratët kur i hedhin në det gjësendet e rënda para mbytjes,

Dëborë po bie edhe në ditën e Pranverës

Por toka po çahet prej thatësisë!

21 mars 2021, Krushë e Madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *