Ne duam të vërtetën dhe drejtësinë, për shtetin tonë! –Shkruan; Lendira Berisha,analiste

Fillimi i gjykimit të liderëve në Hagë, nuk do të kalojë heshturazi, por me një thirrje tonën, MARSHOJMË PËR DREJTËSI, sepse ne duam, të vërtetën dhe drejtësinë e luftës sonë të shenjtë për lirinë dhe Pavarësinë e shtetit. Në kronologjinë e ngjarjeve deri më tani, në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë të mbështetura nga BE, të ndërmjetësuara nga SHBA, që çuan në Marrëveshjen e Brukselit, për normalizimin e marrdhënieve në mes dy shtetesh, marrëveshje kjo, duke premtuar palët, që asnjëra mos të pengojnë njëra-tjetrën në procesin e anëtarësimit në BE. Çka ndodhi brenda këtyre viteve, dhe si shkoi ecuria e shtetit të Kosovës? Ne patëm stërgjatje të bisedimeve në mes dy shteteve, që është e kushtueshme, duke e dëmtuar shtetin tonë, duke stagnuar në zhvillim, neglizhencë për njohjen e shtetit të Kosovës, mos resektim nga pala serbe të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, deklarime se nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje, që Kosovën do ta qojnë në anëtarësim të ndonjë organizate ndërkombëtare, mospajtime nga politikanë tonë, që vite më parë kundërshtuan shumë marrëveshje, me bindjen e thellë se nuk do ti nënshkruanin dhe zbatonin, por që sot e kanë kuptuar se asgjë nuk mund të bëjnë më shumë se qeveritë e kaluara, bile bile kërkesa më të mëdha nga serbët siç janë të prirur, me veprimet e tyre tendencioze. Përderisa orientimi serb, është i dyanshëm, i paqartësuar ende, BE, do të duhej ti shqiptonte sanksione me kohë Serbisë, për mos respektim të marrëveshjeve. Është Serbia ajo që duhet të dënohet, për krimet dhe luftën që e ka bërë në Kosovë. Raporti i rremë dhe i fabrikuar i Dick Martit, që ndezi polemika të mëdha mbi Kosovën dhe lidershipin, që do të duhej të bëhej një rezolutë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vetë shteti ynë, për të kundërshtuar bindshëm këtë raport të sajuar me falsificitetin e tij, kjo për shumë arsye, sepse Serbia duhet ta shpetojë veten disi, me të gjitha aletarnativat e mundshme, qoftë shpifëse, kundërthënëse, rigoroze…të dalë e pafajshme para faktorit ndërkomëtar. Ne marshojmë për drejtësi, sepse shohim padrejtësi që me vite i janë bërë vendit tonë. Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka nisur tashmë procesi ndaj disa udhëheqësve të UÇK-së, një proces jashtëzakonisht i stërgjatur vetëm nga koha e kaluar në paraburgim, e mos të flasim si proces i shqyrtimit gjyqësor, vazhduar më tutje, i ndikuar dhe i kamufluar nga ndërhyrjet e shtetit serb, qëllimisht për të penguar zhvilimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës, dhe për të prishur imazhin e një shteti më të ri, demokratik në Europë. Padrejtësi për arsye se: Kemi të bëjmë me një aktakuzë të ngritur që në brendësinë e saj është pa suptim, sepse nuk specifikon të dhëna bindëse, si duhet të jetë një aktakuzë e kompletuar me cilësitë dhe elementet e veprës penale. Ne dijmë se gjykatat ndërkombëtare, mbajnë shumë të fshehur identitetin e dëshmitarëve, për një çështje shumë serioze ku rrezikohet shtetësia e Kosovës, si dëshmitarë duhet të jenë personat për të cilët mund tu besohet se vërtet japin informata të sakta në rast të ndonjë vepre penale. Shtrohet pyetja, Pse të gjithë deshmitarët duhet të jenë të fshehur, a ka mundësi të falsifikimit, shpifjes dhe spiunimit këtu? Ose mund të jenë dëshmitar të paguar, do të ishte mirë të deklarohen publikisht dëshmitarët. Ata sigurisht që do të jenë të mbrojtur, por jo të fshehur. Stop gjykimeve politike. MARSHOJMË PËR DREJTËSI! MOS MA GJYKONI LIRINË E SHTETIT TIM!/www.qendrapress.com/