NË DUAR TË KUJT KA MBET KOSOVA! -Shteti ynë a ka Protokoll?-Shkruan :Sadik Halitjaha ish kom, i ZOP-it

0

A ka ndonjë etik njerëzore të sjelljes së lidershipit?!

Me të cilat norma e tradita sillet e vepron kreu i shtetit!

Lidership ma të pa dinjitetshëm e të pa karakter e hipokrit nuk ka askund!

Ma miop e meskin, ma inatqor e fanatik, ma hakmarrës e injorant! Në krejt boten sju gjen krahasim!

Sillen me pa përgjegjësi dhe nivel fëmijësh!

Vet Presidentja në imitimin të Shteteve demokratike thirri nji takim me rastin e ditës së vetëshpallur nga LDK dita e Presidentit!!!

President i kujt ishte çfarë funksioni e kompetencash ka kryer Rugova?!

President në institucione Legale ka pasur vetëm nga shpallja e Pavarësisë e këtej!

Këta jo që nuk e din, por ju i shihni vlerat me kok të poshtë, ashtu vet jeni të kthyer mbrapsht dhe të tillë si anti vler që jeni,vetme llojin e juaj e njihni dhe anti vlerat çmoni!

Ngase jeni daltonist veq bardh e zi shifni bile bardh rrallë herë!

Të zezën doni ta bindeni popullin ta konsideroj e ta pranoj si të bardhë!

Ju që jeni pjell e kolobracionistve nder shekuj gjysh pas gjyshi të zhytur në trathëti dhe silleni si në centrifugale rreth boshtit të tradhëtis!

Nuk jam un subjektiv aspak ndaj Hashim Thaçit as që kam asgjë personale me atë, e as me ju!

Vetëm kur e shoh se dikush shkel vlerat e luftës gjakun e derdhur për liri tmerrohem dhe ndihem keq se edhe unë jam pjesë e ati gjaku, e luftëtar i kësaj lirie, çlirimtar bashkë me aleatet!

Si guxoni të i mohoni çlirimtaret kur vet i gëzoni majat e privilegjeve të kësaj lirie!

Po të ishte Migjeni do te thoshte: Ky shekull or e çast ndërrohet …

Por ish Presidenti asht gjallë!

Sikur të mos ishte i gjallë,gjithsesi u dashtë të përmendet përhirë të së vërtetetës, kontinuitetit!

Ai ishte President!

Por ju silleni si shembulli i makushes, kur gjahtari gjuan në ajer, makusha e fut kokën në rër deri sa i mbulon sytë dhe kur më nuk shef, mendon se është mbuluar e tëra dhe është e fshehur nga gjahtari!

Gjahtarit i duhet të shkoj ta kap për bishti!

Ju kështu vepruat,pasi nuk e shifni para syve nuk ekziston për ju ish Presidenti?! Por ju qe jeni të llojit tjetër, vetëm llojin si ju shifni!

Duke e mohuar Presidentin mohoni një etap, mohoni njeriun që shpalli Pavarsin e Kosovës, mohoni ate që zhvilloj politikat e luftës duke i përshtatur me ato Amerikane!

Njeriun i cili nënshkroi marrëveshjen e Rambujes!

Po kush ju ka pjell juve të na mohoni historinë!

Ju të mallkuar!

Por ju gjykoni e para gjykoni. Vet rreni e i besoni rrenës së juaj! Si kuajt vranq që vet pordhin dhe frigohen nga pordha e vet!

Hashim Thaqi sa i perket luftes dhe çlirimit të vendit, duhet ti ngritet një permendore 10 merra e lart!

Sa i përket pas luftës kur e di me këndë ka bashkë qeveris me vie gjynah dhe e habitshme si ka mbet me mend në kok!

Duke pas punë me ju, mund të ket bë shum gabime! Edhe nëse ka bërë shumë gabime? !

Me të cilen të drejt ju e gjykoni, anatemoni e mohoni pa gjyq pa ndoni vendim gjyqësor të formës së prerë për fajësinë ! Ju jetoni me para gjykime dhe gjykoni çlirimtaret pa gjygj!

Ju të jeni prijatar të shtetit?!

Ju që nuk dini ka i bie jugu e as veriu!

Po i mveshni me epitetin e kriminelit çlirimtaret?!

Po kënd e vrau Hashim Thaqi ,Jakup Krasniqi, e të tjerët? Numëroni në gishta,e ju thafshin, që thundra u desht ti keni!

A i keni dëgjuar serbet duke i emërua si Kriminel Milloshin, Karagjiqin,Daqiqin e tjerët ,të cilëve ju është bë gjykimi dhe vendimet e fajësisë i kanë të formes së prer!

Po as juve nuk ju degjojm duke u angazhuar kundër tyre!

Kriminelet e gjenocidit në Bosnje e në Kosovë,nuk i quajnë të tillë?! Ju more mjeranë, edhe në parlament edhe në rrugë edhe tujë dërguar dosje të rreme e të montuara!

I dërguat në Hagë ata që ua sollën lirin në pjatë, juve qê se meritoni!

Kujt ja bat shërbimin që dy her që u mblodhët si zogjet e qyqes asnjeri nuk e përmendet që mungon Thaçi,se na ishte dikur President!

Ai është i gjallë !

Dhe mund të jetë i pa fajshëm e së shpejti do te vij !?Jo jo ju e kryeni misionin që ju asht dhënë nga ata që ju kanë ngarkuar për ta kryer!

Ju nuk jeni shqiponja po as pula jo, ju jeni laraska e nuk i doni shqiponjat!

Jeni të lig e qyqar kurrë nuk keni bë asgjë të mirë për Atdheun, as nuk jeni në gjendje asnjëherë të sakrifikoni as kafen e mëngjesit,as gotën e uiskit për të mirën e Atdheut!

Ata që janë sot në Hagë ata sakrifikuan jetën me qindra herë dhe i dolën para vdekjes, ja ku jemi i thanë !

Ju nuk mund ti kuptoni as të i dini veprimet e trimërisë e të heroizmit!

Sepse në jetën tuaj,në zemrën tuaj ekziston vetëm frika vetëm urrejtja, vetëm energji negative keni dhe vetëm çnjerëzoren e përkrahni!

I mjerë ky popull, kush po i prin dhe ku po e dërgon!!!???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *