Ne Kosovë: Rreth 500 profesionist shëndetësor preken nga COVID-19

0

Koronavirusi në Kosovë ka prekur në masë të madhe edhe stafin shëndetësor.

Aktualisht rreth 500 profesionist shëndetësor janë infektuar me këtë virus, ku 120 prej të cilave janë mjek.

Kjo ka nxitur diskutime në publik se nëse numri i të infektuarve vazhdon me ketë trend nuk dihet nëse do të kemi mjekë e infermierë për t`u dalë në ndihmë gjithë pacientëve të prekur nga COVID-19.

Ndonëse çdo ditë është sfidë për ta, e secilën orë e kalojnë duke u kujdesur për pacientët e prekur me Covid – 19, heronjtë e ditëve të sotme, mantelbardhët, edhe vet po përballen direkt me virusin vrastar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Kallxo.com, Blerim Delija, nënkryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), i cili vlerëson se nëse shtimi i rasteve të reja me coronavirus COVID-19 vazhdon të shtohet, sistemi shëndetësor kosovar mund të kolapsojë, përcjell albinfo.ch.

“Numri i punëtorëve shëndetësor të infektuar me Covid-19 deri më tash ka arritur në 480-500. Vlerësoj se çrregullimet e mëdha nga numri i madh i pacienteve me Covid-19 mund të sjellin në kolaps sistemin shëndetësor për shkak të resurseve humane”, ka thënë Delija.

Ndonëse në Kosovë sipas Deliut mungonë stafi mjekësor i kualifikuar që mund t’i trajtoj pacientët e prekur me Covid – 19, problem edhe më i madh sipas tij paraqet fakti se ky numër po shkon duke u ngushtuar.

Kjo pasi që vetëm në javën e kalua janë infektuar me coronavirus 14 mjekë.

“Ne krejt Kosovën numri i infektologëve, pomologëve dhe i anesteziologëve është shumë i vogël, kur kihet parasysh se vetëm javën e kaluar kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, 14 mjek dhe teknik të Klinikës së Anesteziologjisë. Ky është problem shumë i madh”, ka thënë tutje Delija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *