Në mesnatë përfundon ora dimërore, akrepat lëvizin një orë para
Natën nga e shtuna në të diele, më saktë më 26 mars në orën dy pas mesnate, mbaron ora dimërore dhe fillon koha e verës dhe akrepat duhet lëvizur një orë para.Ideja kryesore e ndryshimit të orës është përdorimi më i mirë i dritës natyrale të ditës. Lëvizja e orës një orë përpara në pranverë do të thotë që do të kemi më shumë dritë të ditës gjatë mbrëmjeve të verës.Ora verore fillon të dielën e fundit të marsit dhe përfundon të dielën e fundit të tetorit. Sonte akrepat e orës do të lëvizin nga ora dy në tre.Në Evropën Perëndimore, “lëvizja e orës” u krijua në fillim të viteve 1970, me shpjegimin se “zgjat” ditën, kursen energjinë, rrit produktivitetin, përmirëson përshtatjen e njerëzve dhe e bën ditën e punës më efikase.Megjithatë, në kundërshtim me besimet e mëparshme, argumentet kundër një praktike të tillë citohen gjithnjë e më shumë, si për shembull fakti që ajo nuk rezulton në kursime të energjisë dhe prish modelet e vendosura të gjumit, të cilat, sipas shkencëtarëve, mund të kenë pasoja të rëndësishme.Qyteti i parë që prezantoi praktikën e orës verore ishte Thunder Bay në Kanada në vitin 1908 për të ruajtur dritën e ditës në muajt e dimrit, ndërsa vendi i parë që prezantoi orën e verës ishte Gjermania më 1916.