Në Përdrini 26 marsi i vitit 1999 ishte i dhembshëm e krenar….
Në përkujtim të ofensivave të marsit në Përdrini, ofensiva që përshin fshatrat: Landovicë,Qëndresë, Piranë, Krushë e Vogël, Krushë e Madhe,ku forcat serbe vranë civilë derisa në jetërat e tyre nuk
i kursyen edhe ushtarët e UÇK-së duke ra në beteja të lavdishme. Pikërisht me 26 mars 1999,në Krushë të madhe barbaria serbe vrau 243 person Krusha e Madhe përkujton , të masakruarit nga forcat serbe,ku nuk janë kursyer as gratë,fëmijët dhe pleqtë.19 vite më parë,konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999,në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit janë masakruar 243 persona,ndërsa 893 shtëpi u dogjën bashkë me shumë pasuri që e kishin fituar krushnjanët me mundim të madh.Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile .
Njëri ndër fshatrat në mënyrë kolektive që ishte kyçur në luftën e UÇK-së menjëherë pas kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jashari,ishte fshati Landovicë, fshat i cili që në vitin 1997 nuk i ka pasur në linjë ajrore forcat serbe asnjë metër më larg së 300 metra. Mirëpo,banorët e këtij fshati u mobilizuan të gjithë në shërbim të luftës duke ofruar fillimisht odat e tyre për konak të luftëtarëve të lirisë që më vonë të behet qendra kryesore e logjistikës së luftës në gjithë ZOP. Pas një angazhimi të përgjithshëm me 26 mars të vitit 1999,në këtë fshat paramilitarët serbë provuan që të hynin në fshat,dhe vranë dy nxënës të shkollës fillore,mirëpo më vonë falë guximit dhe trimërisë së Heshim Gashit tani dëshmor i kombit nuk arritën të rikthen përsëri tek hordhitë serbe. Kjo acaroi tej mase forcat serbe dhe në 10 e 45 minuta të 26 marsit mbi këtë fshat filluan granatimet duke lënë të vdekur 19 martirë civilë e në fushën e nderit
ranë dy dëshmorët Heshim Gashi dhe Ismet Gashi.Në shënim kujtimi sot, tek lapidari i këtij fshati bënë homazhe shoqatat e dalura nga lufta. Për betejën e Landovicës folën përfaqësuesit e shoqatave të dalura
nga lufta,Krusha e Vogël, gjendet në kilometrin e 14- të të magjistrales Prizren–Gjakovë dhe ishte njëri ndër serbët vendorë i nxorën e i mblodhën gjithë burrat e fshatit dhe i futën në odën e Batushëve ku më vonë ndaj tyre i dogjën.. Kështu në Krushë dihet se kush ka dhënë urdhër dhe ende ska dalur askush para drejtësisië, ne si institucone duhet të mbledhim këto faket dhe të kërkojë nga drejtësia e Ndërkomëbëtare, unë si kryetar i komunës zotohem se së bashku me ju,ata që ishin përgjegjës të dalin para drejtësisë.Kurse kryetari i fshatit Qëndresë Hazër Shala,tregon se fshati Qëndresë falë gjakut të 22 Dëshmorëve tani më e ka ndërruar edhe emrin nga Randobravë,që e kishte dikur u bë Qëndresë,Gjaku i këtyre Dëshmorëve tani na ka ndërruar edhe jetën duke na bërë më të dashur sepse gjaku i këtyre u vu bazament i kësaj lirie.
Data e 26 marsit të vitit 1999 në Përdrini mbetet njëra nga datat më të dhembshme dhe më krenare sepse dhembja ishte kur ajo barbari nuk kurseu as fëmijët një veçar e pleqtë deri në 100 vjeçar,
Q.THAÇI /www.QendraPress.com/