Në prag të zgjedhjeve, Gjykata liron nga akuzat për korrupsion ish-Ministrin e PDK’së

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim lirues, ndaj deputetit të PDK’së, Kujtim Gashi, i cili akuzohej se kishe keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë kohës sa kishte qenë kryetar i Kuvendit Komunal në Prizren.


Gashi akuzohej se “..gjatë vitit 2015, deri në tetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV ”Besa” dhe TV “Opinion”, në atë mënyrë që pa procedurë të tenderimit lidh kontrata për transmetimin dhe ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren “Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *