Në Qendrën ‘’Komek’’ në Prizren, në  bashkëpunim me Konja të Turqisë filluan  kurset 60 kursiste

Sot,në qendrën ‘’Komek’’ në Prizren, në  bashkëpunim me  qytetin Konja të Turqisë filluan  kurset 60 kursiste kryesisht gra të  Prizrenit të cilat   do të ndjekin kurse në  tri drejtime, në  djegie në dru, rrobaqepësi dhe  punime, në  fjogo e letër dekorative. Këtë  organizim sot, e ka  hapur doktori i turizmit dhe  Zhvillimit Ekonomik  Ramadan Tarashaj e ku ishin prezentë edhe  KFOR-i turk she stafi i kësaj drejtorie. Drejtori Tarashaj ka  falënderuar shtetin turk  për ndihmën që pi  e jep në këtë drejtim. Pastaj ai  ka theksuar se  me këto kurse   që po i organizojmë kryesisht për gra, jnë edhe përfituese   sepse ato  mund  të  punojnë edhe punëdore të ndryshme.

Derisa edhe  trajnerët :Venera  Rada,Shpresa Makasqi dhe Hyrmete Celina  kanë  folur  për  këto  kurse, të cilat  tha ë se kurset zgjasin  tre muaj dhe interesimi i  grave dhe vajzave për këto kurse  ka qene shumë i madh.

Kurse njëra nga  kursistet  Aida  Dauti me këtë rast  ka theksuar se  këto kurse   përveç  që janë relaksuese  janë edhe  dobiprurëse  he  fitimprurëse, sepse mund  të sjellin profite  familjare

Kurset  zgjasin nga tre muaj deh  interesimi për këto kurse është  i madh sepse  ato arrijnë   përmes këtyre  kurseve të  aftësohen në  zejet  përkatëse  që pastaj  të  kenë edhe  të ardhura   familjare.