Në seancën e 4 –të votohet komisioni për drejtor e zv,drejtor shkollash

                              Në seancen e rregullt të sotme të 4 të rregullt të ftuar nga kryesuesja Antigona Bytyqi e ku ishin të pranishëm edhe kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi, me shumicë votash kësaj radhe lidhur me dy pika për miratim njëra kaloi e tjetra u hoq, mbledhja së fundi morri vendim të vazhdoj me 9 pika të rendit të ditës, Fillimisht pika , që ishte me e gjatë ishte pika me më shumë kërkesa ishte ajo e ngritjes së çështjes ku gati të gjithë kuvendarët kanë ngritur çështje të ndryshme që lidheshin edhe më infrastrukturën pastaj uzurpimet për mundësinë e nxënëseve për udhëtim renovime e kështu me radhë. Kurse përgjigjet i dhanë drejtorët; Adem Morina, Çelë Lamaj, Luljeta Veselaj Gutaj dhe drejtori i shërbimeve Edin Shehu.  Pas kësaj me shumicë votash u votuar edhe propozim vendimi për miratimin e draft planit të punës së kuvendit të komunës, Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për përzgjedhjen e tre anëtarëve të këshillit nga banorët e Zymit të Hasit u votua edhe zgjedhja dhe delegimi i përfaqësuesve nga Ekzekutivi dhe kuvendi i komunës , për asosacionin e komunave të Kosovës.  Lidhur me informatën rreth raportit financiar të realizimit të buxhetit të komunës së Prizrenit për vitin 2021, referoi drejtori Sulltan Badallaj. Ku lidhur me këtë teme diskutuan Shqipe Shatri, Osman Hajdari dhe Ertan Simitqi ku edhe u lavdëruan sidomos realizmin e të hyrave vetanake në këtë drejtori. Inserte Informatën rreth planit të punës së zyrës së Prokurimit për vitin fiskal referoi Isa Osmankaj, ku referoi për planin e prokurimit fiskal për vitin 222, ku ai referoi për këtë plan. Ai tha se shihet riaktualizimi i projektit për teleferikun, pastaj tha se edhe finalizimi i shtëpisë së kulturës në Zhur dhe të tjera. Komuna e Prizrenit ne OSHP i ka 28 lëndë nga këto 21 lëndë, janë të vitit 2021 .tha Osmankaj Inserte Kurse lidhur me pikën propozim rregulloren për menaxhimin e mbeturinave referoi drejtori Çele Lamaj. Kurse sqarime më të hollësishme ofroi Muhamet Bajrami. Pika pas votimit me 29 vota per kjo rregullore miratohet. Inserte Përzgjedhja e komisionit për drejtor dhe zv drejtor të shkollave të Prizrenit. listën përbërëse e paraqiti drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj .kuvendar opozitar sollën dyshime për profesionalizmin e këtyre anëtarëve, Por drejtoresha e tha te kundërtën, me 24 vota u miratua .Plus edhe komisioni i arsimit nga kuvendi u miratua ./qendrapress.com/