Në shenjë kujtimi ribotojmë intervistën ekskluzive me pajtimtarin Maxhun Liman Gashi
Në shenjë kujtimi ribotojmë intervistën ekskluzive me pajtimtarin Maxhun Liman Gashi
Një pajtim gjaku më lë pa gjumë me javë të tëra
Intervista është zhvilluar me 9 shtator të vitit 2017,për të përditshmen më të lexuar të kësaj kohe ‘’Kosova sot’’.
Tashmë me moshën 72 vjeçare , është haxhi Maxhun Liman Gashi,. Nga Landovica, njeriu që të shumtën e kohës e kalon në oda pajtimesh. Ai ka vendosur që për herë të parë të fletë për “Kosova sot” të flas për pajtimet e gjaqeve tek shqiptarët. Kemi pasur raste të shumta,. Në kohë pajtimeve të mëdha të gjaqeve bashkë me Anton Çetën pata marrë pjesë dhe pata dhënë kontribut në 134 pajtime gjaqesh. Atëbotë ishte ashtu, Mirëpo pas lufte unë si anëtarë I Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve vendosa këtë punë humane ta vazhdojë. Pasi që për këtë punë nuk merrnin nga askush qofte edhe një cigare duhan. Kjo në bëri të respektuar kudo që kemi shkuar dhe kjo na bëri të gëzuar, Ngase kemi pajtuar 18 familje. Këtu së paku mendojmë patëm mundësi të shpëtojmë 18 jetëra njerëzish . Kjo na nderon dhe na bënë krenar’ pohon ai për gazetë .Edhe pse në këtë moshë ai arrin të mbajë mend dhe të citojë pjesë të shumta të Kanunit e Kur’anit sepse pohon duke sjellë pjesë të këtyre dy kodeve të mirëfillta njerëzore ata edhe binden fakteve se gjakmarrja është një çmenduri. Pastaj tregon se historinë e popujve, një vend të veçantë kanë legjendat, gojëdhënat, tregimet për kreshniket dhe për ndodhitë e lashta, të cilat dhe pse kanë mbetur me autorësi anonime e shumica nuk janë shkruar në libra, në fakt i kanë rezistuar kohës, sepse janë transmetuar gojarisht e të pa ndryshuara brez pas brezi nga populli. Këto aspekte të traditës popullore, janë një thesar i çmuar dhe pjese integrale të historisë dhe e kulturës të popujve. Duke evokuar këtë të kaluar, hyjmë në kontakt e zbulojmë ate, që nuk është shkruar e kësisoj, shtojmë dhe hallka të tjera munguese në zinxhirin e ngjarjeve dhe të fakteve te shumta të historisë të popullit tonë. KJeto shesh na kanë ndihmar. Po ai falënderoi\n pa fund edhe klerikët si hoxhallarët dhe priftërinjtë e shehlerët që ishin të thuash shpesh edhe bazamenti parësor për të pajtuar një familje. Në ato momente kur e shohim se humaniteti apo ligjet në fuqi nuk e ndihmojë familjen atëherë kalojmë tek në historine e popullit shqiptar, tradita ka rol te veçantë, sidomos kur flitet për Kanunin e Lek Dukagjinit. Kanuni përbënte bazat juridike dhe etiko-morale të shoqërisë shqiptare, pra përfshin e ligjet, rregullat, normat, zakonet, doket, të cilat dhe pse nuk kanë qene shkruar, kanë mbijetuar me shekuj, sepse jane ruajtur me fanatizëm ne kujtesën e të pareve dhe janë transmetuar gojarisht nga populli ynë, me të njejtin mekanizem si jane ruajtur dhe transmetuar gjuha e bukur shqipe, folklori i pasur, zakonet fisnike dhe historia e jone e gjatë dhe e lavdishme. Për Kanunin është shkruar shumë, por ende nuk është shterur zbulimi i vlerave themelore e te veçanta, që përmban kodi i te drejtës zakonore shqiptare. Inspirimi per t’i u dedikuar studimit dhe analizës te Kanunit te Lek Dukagjinit, lidhet me nje dëshire timen të hershme dhe me jetën time ne .Sepse I nderi ima atë Liman Xhelili, siq e kanë qujatur shpejnjerzit ai ishet njeri shumë vizionar dhe I ditur. Past jai më mësoi ri parimet se po shkove në pajtim kur mos lakmo, Po shkove në pajtim kur mos ano dhe po shkove në pajtim kur më fol pa kandar, që do të thotë pa mat mirë fjalën. Unë më duhet të veqojë disa pajtime të rnëdha që i kemi bërë në Rogovë në Pnish e mbi të gjitha dua të evokojë një pajtim ër një rast në Krumë të Shqipërisë. Kur aty kishe pasu rastin kur ishin ngatëruar dy familje për një lis, Njëri nga ata pati rastin të kërkoje gjakun sepse me një plumb kishte vrarë një mashkull shtëpie. Kurse po ai mashkull kishet shkrepur dy plumba dhe tjetai kishte mbetur gjallë, Pastaj kemi pajtuar raste shumë të rënda, pa I përmendur ato që tashë lidhen me martesa e shkurorëzime dhe që janë mjaft të rënda por, që lidhen me çështje morali familjar.
Shpesh kemi përdorë edhe Besen e benë
Maxhun Liman Gashi I vetëdijshëm ër rëndësinë e familjeve dhe të shuajnë ngatërresa ata tregon se shpesh kanë konsultuar edhe pjesën kryesore Kanunit që përcakton në mënyrë të qartë se gjaku i derdhur duhet të shpaguhet, kuptohet se hakmarrja është e lidhur pazgjidhshmërisht me konceptin e “Gjakut”. Kërkimi i shkaqeve të një dhune të tillë kaq shpaguesve, e cila si pasojë rezulton në gjakderdhje, na pajis ne me çelësin për të shkuar drejt koncepteve të cilat ndërtojnë strukturën etike të Kanunit. Është e lehtë të zbulosh se katër konceptet, “Betimi”-“Beja”, “Besa” (besa është një betim për armëpushim), “Nderi” dhe “Miku”, bashkëshoqërohen me “Hakmarrjen”. Për shembull, kur një burrë është fyer, ai ka të gjitha të drejtat për ta rivendosur në vend nderin e tij duke vrarë fyesin. Kur një burrë ose një mik është vrarë, gjaku i derdhur duhet të shpaguhet. Në këtë mënyrë, që të katër konceptet, “Betimi”, “Besa”, “Nderi” dhe “Miku” do të puqen mbi konceptin e “gjakut” nëpërmjet një dhune hakmarrëse. Cili është sfondi etik që e bind një burrë të vrasë një ofendues kur ai është i turpëruar ? Pse është i detyruar një burrë të kërkojë shpagim kur miku i tij vritet? Kur përpiqemi të kuptojmë strukturën etike të Kanunit duke përdorur gjashtë konceptete: “Betimin”, “Besën”, “Gjakun”, “Nderin”, “Mikun” dhe “Hakmarrjen”, ne nuk ia arrijmë ta bëjmë një gjë të tillë, sepse na mungon një lidhje e rëndësishme në mes këtyre koncepteve. Prandaj edhe unë und të them se shesh për Besë, për Bëjë më ka rast ë mos flejë edhe deri në një javë. Por ajo që më gëzon mua dhe të gjthë pajtimatrëve është kur shtrihet dora e pajtimt dhe fillojnë ato familje të duhen e të respektohen më shumë se sa që janë respektuar më për. Ky është kulmi I një pajtim,i. Besoni këtë më japin frymë dhe kurajo që në oda të pajtimeve të mbërrijë të vdesë sepse kjo më frymëzon shpirtin. Jemi popull i vogël të kemi ende hasmëri’ tregon për “Kosova sot” Maxhun Liman Gashi. /Q.THAÇI/ www.QendraPress.com/