Në SHKA “AGIMI” në Prizren,promovohen tri libra të autorit Asllan Koçinaj

               Në mjediset e SHKA’’Agimi’’ sot, autori tashmë i njohur për Prizrenasit Asllan Koçinaj, një  atdhetar i dëshmuar  për liri të Kosovës,  pos  shumë ndihmave  për Kosovën nuk ka kursyer as  shpirtin tij poetik të i përkushtohet vendlindjes edhe se një kohë të gjatë  jetoi  e veproi në Gjermani . U promovuan librat;’’Fjalë me gjemba’’, ‘’ Qeshë e ngjesh’’,’’Vërmiciada e Lumës’’.Në promovimin sotëm për  librat  ka folur edhe poeti Ibrahim Skenderi , e  Berat Batiu të cilët folën për vlerat e këtyre  librave  pas  tyre  vetë autori  Asllan Koçinaj falënderoi të pranishmit dhe  shkrimtarët. Për  librat për folën edhe ; Osman Goranci e Simon Veseli, derisa  vargje  recituan nga librat  nxënësit Maltin Thaçi dhe Sibora Koçinaj. Autori i librave   është një nga  poetet  e dalluar që me  vargje  e përmes formave të shumta  ka ndihmuar dhe ende ndihmon  jetësimin lirisë së Kosovës./www.qendrapress.com/