Në’’ Sozi’’ qëllimshëm dëmtohet gypi kryesor i furnizimit në stacionin e pompave në ‘’Sozi’’.
Në kohën kur temperaturat janë tropikale dhe nevojë ujë të pijes është domosdoshmëri, për fat të keq persona të papërgjegjshëm e dëmtojnë gypin kryesor të furnizimit për stacionin e pompave në ‘Sozi’’ të Naxhec, nga ku furnizohet me ujë të pjesë fshatrat;Landovica, Planeja Gorozhubi, Milaj, Mazrek, Gjonaj, Tupec, Hatmaxhë, Kobaj, Vlashnje dhe Kojush, Kryeshefi Hidroregjonit jugor Fadil Berisha për Rtv ‘’Besa’’ me këtë rast pohonte , pasi ka marrë informacionin se perona të panjohur qëllimshëm e kanë dëmtuar këtë gyp ai me stafin tij ka shkuara në vendin e ngjarjes dhe ka filluar të riparojë gypin dhe tashmë ai gyp është riparuar, por ai pohon se është detyruar që këtë rast ta paraqes organeve policore,
Tani gypi është riparuar dhe brenda disa orëve pritet që të fillojë furnizimi me ujë të pijes përsëri fshatrat të lartë penduar. Njëherit kryeshefi Berisha, pohon se janë kryer të gjithë procedurat ligjore për sigurimin dy gjeneratorëve në këtë pikë furnizimi dhe tani më nuk do ët behet problem ndërprerja e energjisë elektrike cila seriozisht e ka dëmtuar furnizimin në këtë pikë
Mesazhi i kryeshefit Berisha ishte që të kemi kujdes se furnizimin me ujë ët pijes është bere jeta dhe ekzistenca e banorëve të lartë përmendur , andaj të gjithë të bëjmë më shumë për furnizimin më të mirë me ujë ët pijes. Po kështu apelon që të lajmërohen raste e keqpërdorimeve të tjera e sidomos intervenimeve të pa autorizuar në rrjetin e dhe valvulat e Hidroregjonit jugor, të gjitha rastet do ti dërgojmë organeve kompetente tha ai.