Nënkryetari komunës  Kujtim Gashi dhe  drejtori Tarashaj sot, certifikuan  kandidatët e kursit për    zejen e  filigranit

                   Sot , në objektin e Filigranit,u bë certifikimi i kandidatëve në kuadër të implementimit të projektit nga Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, e ku me këtë rast prezantoi dhe uroi edhe nënkryetari i Komunës  Kujtim Gashi, i cili  tha se ky certifikim dhe për këta kandidatë  do të thotë  shumë. Fillimisht  këtë  certifikim e uroi drejtori i Turizmit Ramadan Tarashaj, i cili  uroi  ekipin  Filigranit  që po bëjnë një punë të mrekullueshme dhe  një puna fisnike duke  realizuar  këtë projekt  besojmë se  bashkërisht  po  bëjmë një punë të mirë  tha ai.

Nënkryetari i komunës  Kujtim Gashi, së pari uroi  të  gjithë  kursisistët dhe tha se ne si komuna po mundohemi të bëjmë  sa më shumë   për të ruajtur traditën e lashtë ët Filigranit, Derisa ai ka uruar   edhe përgjegjësin Bashkim Tejeci.Bashkim Tejeci   përgjegjës nga  zeja e Filigranit tha sepo  bëjmë një punë   fisnike  me këtë urojë  po kështu fisnike. Por, pa ndihmën  tuaj   të komunës   nuk do të mund  ta bënim. Njëra nga  kursistet Fitore Rexhepi me këtë rast tha se unë  jam   për të dytën herë në këtë kurs  dhe këtu  po ndihem tepër mirë, Kursi  po arrijnë të  aftësojë shumë  të rinj  të cilat me këtë po ia hapin vetës  perspektivën për punë.

Nënkryetari Gashi dhe  drejtori Tarashaj sot  ndanë  11  certifikata  për  zejen e  filigranit /www.QendraPress.com/