Nënkryetari Kujtim Gashi;Landovica ishte e do të mbetet zë lirie

                    Landovica sot përkujtoi 7 heronjtë dhe martirët e rënë me 26 mars Landovica , ende vazhdon ta ketë dhembjen e madhe .Dhembja e këtij fshati mbetet 26 marsi I vitit 1999, ajo ditë kur ky fshat si njëri ndër fshatrat kryesore të logjistikës që vepronte në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së secilit banorë të këtij fshati assesi nuk ka se si mos të i kujtohet ajo ditë vështirë dhe ajo ditë që solli djegien e 90 për qind të fshatit, pastaj u vranë dy dëshmorë të lirisë dhe u sakrifikuan jo me pak se 18 martirë në mesin e tyre edhe fëmijë tre vjeçar si dhe plakë 80 vjeçe. Fillimisht kështu tha në hapje je të përkujtimit në emër të fshatit ish komandanti i kësaj ane Osman Çerreti, duke evokuar me pietet këta dëshmorë Inserte Në emër ët komunës së Prizrenit ka përshëndetur nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi i cili tha se Landovica ishte e do të mbetet një nga fshatrat më të lavdishme të kësaj ane, sepse nga këtu mund të themi se ishte edhe zëri i lirisë sepse nga këtu bota kuptonte luftën për liri. Në emër të Brigadës 125 edhe sot ka evokuar kujtim ish komandanti i kësaj brigade Nehat Basha, duke lavdëruar dëshmorët e këtij fshati e duke thënë se ata ishin e do të mbeten vetë legjenda e luftës.  Pastaj ka pasur një monolog shumë të dhembshëm kushtuar heronjve të Landovicës si dhe program tjetër artistik e madhështoi këtë përvjetor ,Në këtë përkujtim ishte edhe Selim Krasniqi dhe shoqatat e dala nga lufta kryetar i Veteranëve të Prizrenit ish komandant të ZOP-it mysafirë nga Kosova e Shqipëria , e po ashtu ishte edhe kryesuesja e kuvendit të komunës së Prizrenit Antigona Bytyqi. Nxënësit  shkollës së Landovicës  kishin përgatitur një program të pasur artistik./qendrapress.com/