Nesër Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Spitalin e Përgjithshëm vje për vizitë “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Ju njoftojmë se të martën, më 27.01.2026, duke filluar nga ora 10:00, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren do të qëndrojë për vizitë zyrtare Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj. Gjatë vizitës, Ambasadori do të takohet me drejtuesit e spitalit dhe do të mbajë një fjalim rasti para punëtorëve shëndetësorë, me qëllim të shprehjes së mirënjohjes për kontributin e tyre ndër vite në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht atyre nga Qarku i Kukësit. Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet.
Me respekt,
Drejtoria
Spitali i Përgjithshëm
“Prim.Dr. Daut Mustafa”
Prizren