Nesër me 30 dhjetor,shoqatat e dala nga lufta në Prizren, shënojnë Ditën e Veteranëve.
‘’Kjo datë vjen nga kalendari i 30 dhjetorit 1991, kur Komandanti legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij me rezistencë të armatosur iu kundërvunë forcave serbe ushtarake dhe policore, duke treguar se ky vend ka dalëzotës të panënshtruar .Me kalimin e kohës, nisma e kësaj rezistence u shndërrua në luftë të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sintetizoi vullnetin kombëtar, politik dhe çlirimtar të të gjithë qytetarëve të Kosovës.Sot, kur shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së, Kosova është shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe ka hyrë me plot suksese në fazën e pas-mbikëqyrjes ndërkombëtare.Kë[shtu uro nte Ditëne vetranëve ish kryeministri Hashim THAÇI.Po presim nesër athua si do ta urojnë kryeministrie Qeveria këtë ditë!!!!!//
Derisa kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me veteranët me rastin e Ditës së Veteranit.Në këtë takim, Haradinaj ka deklaruar se Dita e Veteranit do të shpallet festë zyrtare në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për nderimin e sakrificave të luftëtarëve të lirisë.
“Me krenari të veçantë, sot bashkë me bashkëluftëtarët nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë vëllain tonë Ali Ahmeti, ndamë momentet e lavdishme të luftës sonë të drejtë për liri. Ky takim dëshmon unitetin dhe forcën e pathyeshme të luftëtarëve të lirisë. Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë, si një hap i domosdoshëm për institucionalizimin e respektit ndaj atyre që flijuan gjithçka për lirinë,” ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar gjithashtu përkushtimin për përmirësimin e kushteve të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, duke premtuar trefishimin e pensioneve për këto kategori. Haradinaj shtoi se e ardhmja e Kosovës ndërtohet mbi vlerat e luftës çlirimtare./www.QendraPress.com/