Nesër Prizreni,shënon 25 Vjetorin  e themelimit të  komunës së parë  në Republikën e Kosovës.

    Ish kryetari i parë i komunës së Prizrenit  Prof. dr Kadri  Kryeziu , në  bashkëpunim me  kryetarin  e komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, për nesër e kanë caktuar  ceremoninë e  shënimit të  25 Vjetorin  e themelimit të  komunës së parë  në Republikën e Kosovës, komunën e Prizrenit. Ishin kohë të vështira   që në  Prizrenin e pasluftës  të qeveriset, por  ishin përzgjedhur  një  grup atdhetarësh e patriotë  që  disa  prej tyre  posa ishin kthyer nga  betejat e luftës për liri. Nisin ti vejnë themelet e demokracisë  në Komunën e  Prizrenit. Natyrisht kabineti i parë ishte  nënë mbikqyerjen e  ndërkombëtarëve, por mbi të  gjitha ata e donin shtetin, e donin Republikën e  Kosovës. Sakrifikuan  mundi e djersë  edhe  pa pagesë  që të jene  në  krye të komunës  vetme e vetëm , që  shteti i Kosovës  të  fillojë,  pikërisht aty ku ishte  nisur Kuvendi i Lidhjes  Shqiptare të  Prizrenit, aty  ku ishin themelet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, aty  ku filloi  për  herë të parë të shtypet’’Rilindja’’ aty  ku për herë të parë  u dëgjua  zëri i radios. Pra të  gjithë këto i dhanë vizën e  fuqishme  që  këta  atdhetar  të jene  fortesë e gur-themelit   të  shtetësisë së  Republikës    së  Kosovës. Andaj, nesër  do të mblidhen në sallën e  Asamblesë  Komunale  të Prizrenit, për të ndarë kujtimet e tyre  e për  tëi u dhënë një mirënjohje  publike, kështu  pohon Kadri Kryeziu./www.QendraPress.com/