Nezir Çoçaj- Posti im më i lartë që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i SHENJTË – USHTAR i UÇK-së”.

                Dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ishte i 104-ti me radhë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka përfunduar dëshminë në Hagë.Ai me dinjitetë të plotë iu përgjigj pyetjeve të shumta.

“Nuk e di se çfarë ka thënë zotëri Shala. Nuk bëhet fjalë për janar të ’99-ës. Atë nuk e di dhe mund ta di zotëri Ferat Shala, por unë po flas për takimin që kam pas me zotin Shala pas lufte më 2001. Nuk e di se çfarë kompetencash ka pas për ZKZ-në, atëherë ka qenë ZKZ. Pra, në janar të ’99-ës kanë qenë strukturat e ZKZ-së dhe nuk ka pas të bëjë fare me SHIK”, tha Çoçaj.Nezir Çoçaj edhe në herë ua bëri me dije kësaj gjykate se- Liria Ka Emër-