Nga atdhetari e kolosi i kombit, Adem Thaçi po ndahemi, me dhembje e krenari për veprën e tij tha Rifat Jashari.
Para tri ditësh ishte një lajmi i kobshëm qe shqetësoi e pikëlloi pa mase për ikjen nga kjo botë e ADEM THAÇIT, nga fshati Nashec, na ike herët Daja Adem,.Ademi ishte një Atdhetar shumë i dalluar, ishte anëtar i LKÇK se si i ri, dhe shumë kontribut për Çlirimin e Kosovës Por ,edhe nipat i kishte te gjithë të përfshirë ne Çlirimin e Kosovës,Ishte Komandant Remzi Ademaj, Xhevat Berisha,Shaban Bobaj, Shukri Quni e të tjerë Lavdi veprës që la pas veti
Të premten e 21 qershorit,iu dha lamtumira e fundit njërit nga atdhetarët e paepur për lirinë e Kosovës , njeriu i cili ishte daja i katër heronjve të Kosovës, njeri i cili ishte në organizimet kombëtare dhe njëherit ai ishte anëtar nderi i kryesisë së LDK së në Gjermani me synimin e vetëm që lufta e lirisë të bëhet realitet . Sot ën Nashec të Prizrenit atij iu dha lamtumira e fundit e ku kishën ardhur qindra e qindra veprimtarë e atdhetarë anekënd sferës shqiptare po kështu nga gjermania kishte ardhur edhe Rifat Jashari, njeriu i cili kishte vepruar bashkë me atë për 5 dekada, Ai me këtë rast tha se sot po ndahemi nga kjo figura e madhe që i dhe shumë kombit e unë dua të me atë të takohemi atje ku është më së miri. Rifat Jashari tha se ne jemi krenar me veprën dhe jetën e e Adem, Thaçit
Kurse për veprën dhe jetën e e Dajës siç e quanin Adem Thaçin ka folur prof dr Nexhat Çoçaj duke e theksuar se ishte njëri nga ata emra që historinë e ka bërë të njohur dhe idealin e shqiptarëve e ka bërë të njohur në diasporë pa u lodhur kurrë. Kurse vargjet të bukura kushtuar këtij atdhetari recitoi Driton Thaçi Kishin ardhur dhjetëra telegrame si nga kryesia e LDK në Gjermani nga Bajerni pastaj nga shumë qytete të Gjermanisë .Në emër të familjes Ali Thaçi me këtë rast ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe tha se vepra dhe jeta e Adem Thaçit ishte një pjesë historisë së lavdishme e kombit tonë. Ai ka shkruar’’ Axha Adem iu bashkua nipave te vet Shaban Bobajt ,Remzi Ademit hero i Kosovës si dhe Avdullah Bobit që të gjithë veprimtar të hershëm ,axha im njihej me pseudonimin Daja . Këtë pseudonim nuk e zgjodhi axha ,po këtë ia dhatë ju bashkëveprimtar të tij !Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës axha im .Kurse pastaj me rite fetare iu dha lamtumira e fundit, njeriut qe ishe kurr i palodhur për atdhe e Kosovë/www.QendraPress.com/