Nga ne si shoqëri pritet të tregojmë maturi dhe përmbajtje.

0

Prof. Shaip Baxhaku ,se a mundet Parlamenti i Kosovës ta zhbëjë Gjykatën Speciale ,pasi që ajo po gjykon vetëm palën e pafajshme?  Apo cila është rruga ligjore për zhbërjen e kësaj gjykate?

Mendojë “ Nuk jam një jurist që të jap një rrugë ligjore për këtë, por një opinion bazuar nga fakti si të sillemi ndaj Gjykatës speciale.

       Gjykata speciale është një proces që tashmë ka marë udhë dhe çdo përpjekje për ta ndaluar vetëm që do të përkeqësoj situatën dhe do të rëndojë edhe më shumë pozitën politike të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

    I vetmi lehtësim do të ishte, që personat e thirrur nën aktakuzë duhet të lirohen nga çdo funksion politikë në jetën publike dhe hetimi i tyre të trajtohet vetëm si individual, pa ndërlidhur më institucionin dhe pozicionin e tyre të ushtruar së fundmi, por edhe në kohën kur dyshohet për vepër.

Sepse doktrina e luftës çlirimtare për liri nuk ka njohur asnjë veprim kriminal, poashtu as doktrina e ndërtimit të shtetit në liri. Ne si popull asnjëherë nuk jemi ushqyer më urrejtje ndaj popujve tjerë dhe asnjëherë nuk kemi dëshmuar të dëmtojmë popujtë fqinjë. Por përkundrazi historikisht ne jemi viktimizuar.

   Nga ne si shoqëri pritet të tregojmë maturi dhe përmbajtje. Të pushojmë nga të bërit avokaturën birit të dreqit, por as shenjtërimin e  askujt. Duhet ditur si të rreshtohemi dhe nga kush duhet të mbrohemi. Mos të shfrytëzojmë këtë momentum për hesape politike. Vet gjykimi në baza nacionale na jep të kuptojmë, se po gjykohemi si popull, si komb. Prandaj ,edhe gjykimi më shumë ka peshë politike dhe historike, se sa për drejtësi.

     Nga ana tjetër pavarësishtë nga kjo gjykatë, Kosova duhet në mënyrë institucionale të kërkoj drejtësi për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve për plotë një shekull, e posaqërishtë në luftën e fundit.

Kërkesa për drejtësi është e pakontestueshme. Sulmi është mbrojtja më e mirë.”qendrapress.com/ ________________________________________

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *