Nga nesër e deri 4 shtator shënohet Epopeja e Vërrinit nga shoqatat e dala nga lufta dhe KK e Prizrenit
Njëra nga Epopetë e lavdishme të UÇK-së, në mesin e betejave çlirimtare është edhe Epopeja e Vërrinit e cila në vete ka një pjesë të lavdisë së luftës për lirinë e Kosovës,, Siç bënë të ditur Isa Berisha sekretar i OVL –së të UÇK-se dega në Prizren , shoqatat e dala nga lufta në bashkëpunim me komunën e Prizrenit nga nesër deri me 4 shtator 2021 kanë një mori organizimesh për të përkujtuar këtë Epope. Ai ne njoftimin e tij në mjetet elektronike ka shkruar ‘’
‘’Të nderuar bashkëluftëtar, familjar të Dëshmorëve
Për ndere te “Epopesë se UÇK-se ne Verri, OVL.UÇK-se ne Prizren ne bashkëpunim me Kuvendin e Komunës se Prizrenit organizon këto aktivitete:
-Me 01.09.2021 ne ora 10.00 homazhe te varrezat e dëshmoreve në Landovicë.
-Në ora 11.00 zbulimi i shtatores se kom. Selajdin Berisha tek sheshi UÇK-se rruga Ismet Jashari- Kumonova.
-Në ora 12.00 buqeta lulesh pranë shtatores se Heroit Xhevat Berisha në ‘’Shadërvan.’’
– Në ora 13.00 buqeta lulesh pran lapidarit të Dëshmorëve në fsh. Kushnin, ndërsa në ora 13.30 buqeta lulesh pran lapidarit ne fsh.Lez si dhe në varreza të Dëshmorëve të këtij fshati.
Me 02.09.2021 ne ora 10.30 buqeta lulesh pran lapidarit të Dëshmorëve dhe martirëve në fsh.Hoçë e Qytetit, ne ora 11.00 buqeta lulesh pranë lapidarit të Dëshmorëve në fsh. Jeshkovë dhe te varrezat e Dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, ndërsa ora 12.00 buqeta lulesh te lapidari Dëshmorëve dhe martirëve ne fsh.Malësi e Vërrinit.
Me 04.09.2021 ne ora 9.00 Shoqata Bjeshkatarëve “Sharri” ne bashkëpunim me Parlamentin studentor te UPZ bëjnë marshin e lirisë “Agim Shala” nisja behet nga vendi ku është lapidari i Dëshmorëve te UÇK-së në fsh .Jeshkovë’’ shkruan ai , prandaj kjo Epope prite të shënohet me këto aktivitete në shenjë respekti për lirinë që po e gëzojmë sot..